Astrit Haraqija e ka akuzuar rëndë Isa Mustafën, duke thënë se ai së bashku me Bujar Bukoshin, në kohën e Qeverisë në Ekzil, i kanë dhënë 40 milionë euro Lëvizjes për Bashkim për ta rrëzuar figurën e Ibrahim Rugovës si lider.
Ai ka sqaruar se bëhet fjalë për Fondin e 3 përqindëshit dhe ka pohuar se dokumentet do t’i bëjë publike brenda tri ditëve, transmeton Rrokum TV.
Haraqija, më tutje është shprehur i bindur se SHIK-u po e ndihmon Isa Mustafën.
Ai, po ashtu, ka deklaruar se në LDK nuk ka më frymë rugoviane, por frymë të Isa Mustafes – frymë komuniste.
Haraqija është i bindur se në Gjakovë, edhe nëse vetë Isa Mustafa do të kandidonte, do ta mposhte.
Sipas tij, Isa Mustafa i ka kthyer tri humbjet e tij në fitore.
“Vetëm serbët bëjnë kështu”, tha ai.
Ai ka përjashtuar Isa Mustafen nga mundësia që të rizgjedhet Kryetar i LDK-së pas këtyre zgjedhjeve.
Sipas tij, drejtimin e LDK-së mund ta marrë edhe Sabri Hamiti, Agim Veliu ose Lutfi Haziri, por jo Isa Mustafa.
Mustafa, sipas tij, po bën shantazh dhe presion ndaj anëtarësisë dhe degëve të partisë për t’i fituar zgjedhjet për Kryetar të LDK-së.
Po ashtu, ka akuzuar Kryeministri Mustafën po bashkëpunon me Hashim Thaçin për t’i marrë kompetencat e komunave, me qëllim të centralizimit të tenderëve.
Pse nuk u ngritën në këmbë Hoti, Bajrami, Gashi, Dumoshi e X...
120 vende, 120 emra: Këta janë deputetët e Kuvendit të Kosov...
Kurti: Zahir Pajaziti me shokë, dritë udhërrëfyese e reziste...
KFOR-i zhvillon stërvitje për forcimin e kapaciteteve operac...
Irani i gatshëm për bisedime bërthamore me SHBA-në, por vend...
Morientes krahason Liverpoolin me Realin, flet për të ardhme...