Pep Guardiola ka lavdëruar sulmuesin argjentinas pas paraqitjes mbresëlënëse ndaj Borussia Monchengladbachun.
Sergio Aguero ishte i pandalshëm në ndeshjen e së mërkurës që Manchester City e fitoi 4:0, ndaj skuadrës gjermane, duke realizuar tre gola.
Pas ndeshjes Pep Guardiola ka folur për paraqitjen e argjentinasit.
“Sergio ka qenë i mirë gjithmonë”.
“Ai ka shkëlqyer edhe Manuel Pellegrinin edhe me kombëtaren e tij dhe i tillë po tregohet edhe me ne”.
“Aguero e ka talentin që para golit të jetë i pandalshëm dhe këtë nuk mund t’ia mësoj askush”.
“Krejt çka më duhet ta bind atë është se duhet që ta ndihmojë ekipin nga prapa, në mënyrë që të tjerët t’ia mundësojnë të realizojë edhe më shumë gola”, ka theksuar Pep.
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon