Përfaqësuesja e Kosovës është duke e zhvilluar ndeshjen e pestë kualifikuese për Eurobasket 2017, shkruan Zëri.
Dhe, skuadra e Arben Krasniqit është duke pësuar debakël, pasi e humbi periudhën e parë 30:11.
Ajo që bie në sy janë statistikat katastrofave të Kosovës. Tetë nga 11 pikët e kosovarëve në periudhën e parë i ka shënuar Justin Doellman, ndërsa Kosova e shënoi një rekord negativ botëror në një kategori statistikore.
Pas dhjetë minutash të parë, lojtarët e Kosovës nuk e kanë bërë asnjë kërcim të vetëm nën kosh, respektivisht nuk e kanë kapur asnjë top, raporton Zëri.
Ukrainasit kanë gjuajtur 16 herë, duke dështuar vetëm pesë herë, por lojtarët e Kosovës kanë dështuar që ta marrin topin në çdo përpjekje nën koshin e tyre.
Koniev i ka rrëmbyer dy kërcime në sulm, ndërsa nga një e kishin Lukašov, Lipovij e Kornijenko.
Kosova është shumë pranë ta pësojë humbjen e pestë radhazi në këto eliminatore, ku është duke debutuar.
Wolves zyrtarisht bie nga Premier League
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance udhëton drejt Pakistani...
Mblidhen disa komisione parlamentare, projektligje të shumta...
Vizita në Emiratet e Bashkuara Arabe, kryeministri Rama ndan...
Çfarë thuhet në raportin e Amnesty International për Kosovën...
Vrasja e Liridona Ademajt, sot shpallet aktgjykimi