Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Komunës së Gjakovës, ka organizuar një takim me përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe me atë të sektorit të pylltarisë, ku është diskutuar për përcaktimin e detyrave lidhur me mbrojtjen dhe sigurinë e pyjeve nga zjarret eventuale, në sezonin veror.
Sipas Ndue Muqës, drejtor i DMSH, në këtë takim janë përcaktuar prioritetet që në çdo situatë të jenë të gatshëm për intervenime të shpejta por edhe në parandalimin e zjarreve që mund të shkaktohen në sezonin veror.
Njëkohësisht sipas Muqës është apeluar edhe tek të gjithë qytetarët që ti bashkohen kësaj mase preventive në mbrojtjen dhe ruajtjen e pyjeve, jo vetëm nga zjarret eventuale e të rastësishme por edhe nga individët që bëjnë prerjen ilegale të pyjeve.
Nga komandanti i Stacionit Policor të Gjakovës, Kristë Gjokaj, është dhënë zotimi që të shtohen masat e mbrojtës e të sigurisë së pyjeve, njëjtë është aloduar edhe nga ana e sektorit të pyjeve veçmas të pylltarëve. /Arbresj.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...