Asfaltohet rruga “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj

16:27 | 4 Maj 2015
M. A.

Është bërë asfaltimi i rrugës “Sejdi Sejdi” në Ferizaj, e cila vlerësohet si e rëndësishme për banorët e kësaj pjesë të qytetit.

Për të parë nga afër punimet, në vend-ndërtim doli edhe kryetari i komunës Muharrem Svarqa, së bashku me drejtorin e infrastrukturës, Gafurr Ilazin.

Ata janë shprehur të lumtur që, edhe pse realizimi i këtij projekti është vonuar shumë, megjithatë ai më në fund po përfundon me sukses.

“Sot kemi arritur të bëjmë konfirmimin e shkallës së ngjeshmërisë në këtë rrugë më një gjatësi prej 390 metrash, ku ka edhe trotuare në të dy pjesët e rrugës dhe mendojmë se po fillojmë se realizuari një projekt shumë të rëndësishëm që po bëhet për qytetarët, por edhe për automjete”, ka thënë Svarqa.

Edhe banorët e lagjes e kanë mirëpritur asfaltimin e rrugës. Sipas tyre, kjo rrugë ka qenë e pakalueshme dhe ka pasur vështirësi edhe në kalimin e saj.

Ky projekti është i pari i këtij lloji për këtë vit. Asfaltimi i rrugës “Sejdi Sejdiu, kushtoi 53 mijë euro, mjete këto nga buxheti i komunës së Ferizajt.  U bë e ditur se së shpejti do të ketë edhe asfaltime të tjera të ndryshme, të cilat janë vonuar shkaku i të reshurave atmosferike./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale