Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me të shkuar në Bashkësinë Islame të Kosovës, në pritjen tradicionale për festën e Kurban Bajramit, filloi muhabetin me zëvendësin e myftut Naim Tërnava, pasi ky i fundit gjendet në pelegrinazhin e Haxhit.
Prishtinë, 12 Shtator 2016 (KosovaPress)
Derisa Veseli po interesohej për motin në Arabinë Saudite, ai i është drejtuar zëvendës myftiut Reshat Mexhidit, që t’ia përcillte një porosi myftiut Tërnava gjatë qëndrimit atje.
‘Thuj lutu pak se po na dridh këtu poshtë”, tha Veseli, duke iu referuar dridhjeve të tërmetit të djeshëm.
Me të qeshur kaloi edhe një moment në mes zëvendës myftiut Reshat Mexhidi dhe Albin Kurtit.
Mexhidi, gjatë bisedës me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, i ofroi të shërbehen me ndonjë ëmbëlsirë apo ujë, deri sa Ymeri nuk deshi, Kurti u shpreh me të qeshur: Tash vijnë ata tjertë”.
Rastësi apo jo, pas fjalës së Kurtit, ata që erdhën më pas ishin kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli dhe këshilltarët e tij.
Në videot më poshtë KosovaPress-i, ju sjellë këto dy momente
Wolves zyrtarisht bie nga Premier League
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance udhëton drejt Pakistani...
Mblidhen disa komisione parlamentare, projektligje të shumta...
Vizita në Emiratet e Bashkuara Arabe, kryeministri Rama ndan...
Çfarë thuhet në raportin e Amnesty International për Kosovën...
Vrasja e Liridona Ademajt, sot shpallet aktgjykimi