Mediat gjermane ngrenë në qiell Mavrajn

16:08 | 12 Shtator 2016
M. A.

Mërgim Mavraj ka qenë një ndër lojtarët më të mirë të fundjavës së shkuar jo vetëm te Këlni, por në gjithë Bundesligën.

Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer në Volfsburg, duke qenë perfekt në prapavijë dhe duke krijuar edhe rastin më të mirë të ndeshjes, por gjuajtja e tij e bukur në fundin e pjesës së parë u prit po aq bukur nga portieri vendas.

Kicker e ka cilësuar perfekte paraqitjen e Mavrajt, duke e vlerësuar me notën 2 si asnjë lojtar tjetër, që në futbollin gjerman është ndër më të lartat (1 konsiderohet më e larta, por rrallë i jepet ndonjë lojtari).

Sportschau e ka përfshirë në formacionin më të mirë të javës dhe Express gjithashtu e konsideron më të mirin në fushë, duke e vlerësuar me notën 2.

Shpërndaje në rrjete sociale