Protesta e paralajmëruar sot nga shoqëria civile në Kukës ka pasur konfrontime ndërmjet protestuesve dhe policisë.
Gjatë protestës janë shoqëruar nga policia kryetari i kësaj proteste, Nderim Lushi, si dhe 4 protestues të tjerë.
Shoqërimi i tyre është bërë pasi policia e Qarkut të Kukësit nuk ka dhënë leje për organizimin e kësaj proteste, të paralajmëruar disa ditë më parë në Rrugën e Kombit.
Ndërkohë, shoqërimi i tyre nga policia është bërë me përplasje mes protestuesve dhe policisë.
Protestuesit bëjnë me dije se ata kishin kërkuar leje në polici për protestë në Rrugën e Kombit, por policia nuk i ka dhënë leje protestuesve për të bllokuar vetëm njërën nga korsitë e rrugës vetëm për 10 minuta.
Qëllimi i protestës ishte falja e debive dhe kamatë-vonesave të energjisë elektrike, si dhe disa kërkesa të tjera që kuksianet te mos paguajnë taksë për Rrugën e Kombit kur ajo të jepet me koncesion./Arbresh.info/

“Më jep vetëm një mundësi”, Mateo i organizon surprizë roman...
Limi flet se “çfarë do ketë” me Albën pas Big Brother VIP Ko...
Martens e kritikoi Osmanin me gjuhë të ashpër, i reagojnë ng...
Flick i lumtur me fitoren, por ka disa kritika për futbollis...
Ndryshimi i vazhdueshëm i çmimit të arit, ja sa kushton një ...
Një i burgosur gjendet i vdekur në qelinë e tij në Burgun e ...