Përfaqësuesja e Kosovës arriti të marrë një pikë në ndeshjen e parë kualifikuese në histori të cilën e zhvilloi ndaj Finlandës.
Një gol i Valon Berishës i siguroi një pikë Kosovës që nuk u tregua aspak inferiore, marrë parasysh që luante të parën ndeshje të këtij niveli.
Ky barazim nuk ka kaluar pa u vërejtur nga mediet botërore të cilat e kanë cilësuar si “pikë historike për Kosovën”, njofton Klan Kosova.
Mediumi britanik BBC i ka kushtuar një artikull kësaj ngjarje të cilin e ka titulluar “Pika e parë historike për Kosovën”, ku vec komenteve për ndeshjen përmendet edhe e kaluara e vështirë nën okupimin serb.
Reuters artikullin për Kosovën e titulloi: “Shënon Berisha, në barazimin e parë kualifikues për Kosovën”, për të theksuar se zakonisht FIFA nuk lejon lojtarët të ndërrojnë përfaqësuese, por ka bërë përjashtim për Kosovën, si e sapopranuar.
Medie nordike Aftenbladet i ka thurur lavde golashënuesit kosovar pasi shkrimin dedikuar barazimit të Kosovës e ka titulluar: “Berisha historik, shënon golin e parë të Kosovës”.
“Valon Berisha nxjerr barazim me Finlandën në ndeshjen e parë zyrtare të Kosovës”, shkroi The Guardian, ndërsa Bild artikullin e ka titulluar: “Kosova barazon në ndeshjen e parë kualifikuese për Botëror”.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...