Thaçi e ka takuar Françeskun dje gjatë ceremonisë së shenjtërimit të Nënës Terezë, transmeton Koha.net.
Në vazhdim postimi i plotë i presidentit Thaçi përmes Facebookut:
Dje pata audiencë private me Papa Françeskun, me të cilin përsëri reflektuam për rolin e Kosovës për paqe në Ballkan dhe rolin e Shën Terezës për paqe në botë. Ati i Shenjtë më njoftoi edhe për planet e tij për të vizituar Kosovën dhe për njohjen e realitetit në Ballkan.
Si president i vendit dhe i popullit të Shën Terezës, ndjehem pafundësisht krenar, thekson presidenti Thaçi në postimin e tij.
Në këtë postim nuk thuhet se kur mund të ndodhë kjo vizitë.
Lajmi për hapjen e Hormuzit s’i ul çmimet e naftës në Kosovë...
Ia drejtori armën një personi, arrestohet i dyshuari në Pris...
U dërgua për intervistim në stacionin policor në Gjakovë, i ...
Një femër dërgohet pa shenja jete në emergjencën e Mitrovicë...
Arrestohet i dyshuari në rastin e plagosjes së 4 janarit në ...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës, rivarroset sot në Preka...