Gjithsej 1.8 milion euro është shkurtimi buxhetor që i është bërë Shërbimit Spitalor Klinik Universitar me rastin e rishikimit të buxhetit. Tërë kjo do të bie në kurriz të pacientëve derisa, sipas zyrtarëve shëndetësorë, ishte kërkuar rritje prej 4 milionë eurove që të plotësoheshin nevojat elementare në SHSKUK
Janë mbi 1.8 milion euro shkurtime buxhetore që i janë bërë Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) me rastin e rishikimit të mjeteve nga Qeveria e Kosovës.
Ky shkurtim buxhetor, sipas zyrtarëve shëndetësorë, do të bie në kurriz të pacientëve pasi shkurtimet buxhetore janë bërë në pika mjaft të ndjeshme.
Zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Shpend Fazliu, ka thënë se buxheti ka pësuar një shkurtim prej mbi 1.8 milion eurosh, pavarësisht faktit se është kërkuar nga të gjitha njësitë të tregohet se cilat janë nevojat.
“Megjithëse është kërkuar të shtohet buxheti, për t’u realizuar disa projekte të rëndësishme, ne kishim një shkurtim të buxhetit me rastin e rishikimit”, ka thënë zëdhënësi Fazliu.
Ndërkohë, Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka probleme serioze me aparaturat e vjetra dhe mirëmbajtjen e tyre.
Gjykata e Gjakovës refuzon masën e paraburgimit ndaj 22 pers...
Një aksident me fatalitet, 43 tjera me të lënduar në 24 orët...
Dyshimi për falsifikim votash: Arrestohen e më pas lirohen 1...
Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thon...
Një person dyshohet se u sulmua me thikë në Prishtinë – auto...
Babai e raporton të zhdukur vajzën e tij në Drenas