Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, të pandehurës N.N, shtetase e Serbisë.
Në një njoftim për media, thuhet se e pandehura N.N dyshohet se me datë 27.08.2016, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, privoi nga jeta tani të ndjerën D.N, nga Komuna e Shtërpcës e moshës 90 vjeçare.
“Me këto veprime e pandehura N.N. dyshohet se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 dhe 1.6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurës N.N, konform nenit 187 paragrafi 1 nën paragraf 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.2 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, dhe i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, dukë filluar nga data e arrestimit 27.08.2016 dhe do të zgjas deri më 26.09.2016 në ora 16.00. Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet në njoftim.
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...
Kosova bëhet edhe me një parti të re
E dhimbshme, varrosen babai dhe dy fëmijët që vdiqën dje tra...