Mijëra qytetarë janë mbledhur në Sheshin e Qytetit në Pejë për të protestuar kundër ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi.
Protesta e ashtuquajtur gjithë popullore ka filluar në orën 12:00 dhe organizatorët kanë kritikuar qeverinë e vendit dhe komisionin shtetëror të Demarkacionit.
Qytetarët kanë bartur pankarta në duar duke kërkuar mosratifikm të Demarkacionit dhe marrëveshje të re me Malin e Zi për kufirin.
Ata kanë kërkuar që të bëhet edhe njëherë procesi i Demarkacionit dhe ai tash e tutje të jetë shumë më transparent.
Në Pejë është parë edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri./KK/
https://www.facebook.com/KosovaPressOfficial/videos/1226744610678972/

Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...
Kosova bëhet edhe me një parti të re
E dhimbshme, varrosen babai dhe dy fëmijët që vdiqën dje tra...