Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha priti në takim Kryetaren e Odës së Noterëve të Kosovës Arbena Shehu, e shoqëruar nga Aliriza Beshi, Nënkryetar dhe Erdon Gjinolli, Udhëheqës i Shërbimit Administrativ.
Në takim, ministrja Hoxha falënderoi kryetaren e Odës së Noterëve për angazhimin dhe punën e deritanishme në funksionimin e këtij institucioni, me theks të veçantë rolin e noterëve në ekzekutimin dhe zvogëlimin e lëndëve në gjykata, njëherësh shfaqi përkushtimin e saj për fuqizimin dhe thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
Në takim, Shehu informoi Ministren Hoxha për punët, planet dhe objektivat e këtij institucioni si dhe sfidat me të cilat përballen noterët, ndërsa kërkoi nga ministrja që koordinimi dhe bashkëpunimi i deritanishëm të vazhdojë edhe më tutje.
Me këtë rast, ministrja Hoxha theksoi se është e përkushtuar në ofrimin e përkrahjes dhe ndihmës institucionale në tejkalimin e sfidave, ndërsa kërkoi që transparenca, llogaridhënia dhe efikasiteti të jenë prioritete kyçe në planifikimin e punëve.
Në takim, ministrja Hoxha, me theks të veçantë kërkoi që të vazhdohet edhe më tutje shtrirja e noterëve në tërë territorin e vendit dhe inkurajoi që të respektohen dhe fuqizohen edhe më shumë kriteret kualifikuese me qëllim të rritjes së kredibilitetit dhe efikasitetit të punës.
Starmer: Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të udhëheqin mis...
Aksident në rrugën Rrëshen–Milot, 2 të vdekur dhe 5 të lëndu...
Kuka pas Evropianit: Një medalje e artë dhe paraqitje premtu...
Pa asnjë votë kundër, miratohet vendimi për dërgimin e FSK’s...
Çmimet e naftës bien për 10% pasi Irani njoftoi hapjen e Ngu...
Hapet Ngushtica e Hormuzit, bllokada amerikane vazhdon të mb...