Një vajzë 8 vjeçe humbi jetën nën gërmadhat e tërmetit në Pescara del Tronto duke u hedhur me trup në mbrojtje të motrës më të vogël. Giulia Renaldo sakrifikoi veten për motrën. Kjo është një nga historitë që ka prekur zemrat e shumë banorëve të fshatit që u rrafshua nga tërmeti 6.2 i shkallës Rihter.
Dy vajzat u gjetën nën gërmadhat e shtëpisë, por vetëm njëra mbijetoi. Gjyshja e tyre, Angela Cafini nuk ka më lot.
‘Giulia vdiq duke mbrojtur motrën. Iu hodh dhe e pushtoi. Kjo është arsyeja e vetme që e vogla është ende gjallë. Nuk ka asnjë gërvishtje sepse e gjithë pesha e shtëpisë ra mbi Giulia”, thotë Angela.
Historia e heroizmit të vajzës 8-vjecare vjen në një moment kur numri i të vdekurve po shkon rreth 250.
Gjyshja 64-vjecare tregon se vajza e saj, Michaela dhe dhëndri Fabio ndodheshin në fshat për vizitë ne shtëpinë e saj, banesë e vendosur në rrëzë të një kodre, shumë pranë epiqendrës së tërmetit fatal. Familja kishte mbërritur tek gjyshja për disa pushime larg Romës.
Vetë Angela ishte vendosur tek shtëpia tjetër e nënës së saj të ndjerë për t’i lëshuar banesën familjes të së bijës. Ajo thotë se, vajza dhe dhëndri kishin marrë plagë të mëdha dhe u dërguan në spitalin, Ascoli Pinceino.
‘Ishte një tmerr. Ata nuk kishin dijeni mbi fatin e vajzave. Mua më larguan nga fshati sepse lëkundjet vijonin dhe na mbanin larg banesave të shembura. 15 orë pas tërmetit, mësuam se u gjetën vajzat. Njëra e vdekur, tjetra e gjallë”.
‘Humbëm shumë jetë, humbëm shumë fëmijë. Ka ende të humbur nën rrënoja. Shumica kishin ardhur nga Roma për pushime. Erdhën dhe gjetën vdekjen këtu”, thotë Angela, tronditja e së cilës nuk kalon as në çastet që flet./opozita.com/
Presidentja Osmani takohet me Ministrin e Jashtëm të Vanuatu...
Sa miliona mund t’i kursejë Juventusi, nëse Motta rikthehet ...
Bisedimet ShBA – Iran mbyllen pa marrëveshje, palët shprehin...
Nisin hetimet për manipulime të votave në Ferizaj, Shtime dh...
Kërkohet paraburgim për 22 kryesues në Gjakovë, dyshohen për...
Rama i lumtur për miratimin e buxhetit: Imazh si funksionon ...