“Ambasadori nuk është vetëm ambasador, por është edhe një mik i madh i doganës. ShbA-të kanë investuar mbi tre milion euro në Doganën e Kosovës. E njoftova ambasadorin për rritjen dhe në të hyrat e doganës. Po ashtu e kam njoftuar ambasadorin në luftimin e kontrabandës dhe inforamlitetit”, ka thënë Rafuna.
Ndërsa, ambasadori Delawie e ka vlerësuar lartë punën e bërë nga Dogana e Kosovës në zbatimin e ligjit si dhe ka premtuar mbështetje të mëtutjeshme për këtë institucion. “Sot është treguar puna e shkëlqyer që e bënë dogana e Kosovës.
Puna e doganës së Kosovës e tregon drejtpërsëdrejti zhvillimin e Kosovës. Unë sot e pashë se si zbatohet ligji këtu. Teknologjia më e mirë të ishte përdorur këtu nuk e bënë punën më mirë siç e bënë Dogana e Kosovës. Dogana e Kosovës ka siguruar përafërsisht 70 për qind të të hyrave në buxhetin e Kosovës. Unë e kam për qëllim që të punoj me grupin tim të ambasadës dhe do të vazhdoj në përkrahje të doganës”, ka thënë ambasadori Delawie.
Albin Kurtit i shtrenjtohet qiraja për 100 euro, i bien kurs...
Kosova dhe Shqipëria synojnë të bashkëprodhojnë pajisje usht...
Ministri shqiptar i Mbrojtjes: S’ka ndryshim në planet e KFO...
Pas Italisë, Kryeministri Rama udhëton sot drejt Spanjës
Ndryshime në trupën diplomatike-Presidenti Begaj liron nga d...
Komandanti i FSK-së pret në një takim shefin e Shtabit të FA...