“Si rezultat i vazhdimit të luftimit të trafikimit me qenie njerëzore dhe prostitucionit, me datë 24.08.2016, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), në këtë rast Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Pejë ka realizuar një operacion policor në një lokal afarist i cili ndodhej në rajonin Klinës, operacion ky i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar për përfshirje në vepra penale që ndërlidhen me prostitucion”, thuhet në njoftimin e policisë, njofton lajmi.net.
Personat e dyshuar janë arrestuar me dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion Neni 241”, “Ofrimi i lokaleve për prostitucion Neni 242” dhe “Marrje me Prostitucion 03L-142 neni7”.
Personat e dyshuar tashmë të arrestuar janë:
Të dyshuarit nën nr. 1 dhe 2 me vendim të prokurorit kompetent janë ndaluar në mbajtje për 48 orë deri në procedim të mëtutjeshëm, ndërsa personat nën nr. 3 dhe 4 janë liruar në procedurë të rregullt.
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj
Inteligjenca Artificiale ndihmon në identifikimin e gjurmëve...
Ja si ndikon pirja e ujit në tensionin e gjakut
Si ndihmon vitamina E në lëkurë dhe flokë?
Hapja e Lojërave Olimpike Dimërore, Rama: Flamuri kuqezi val...
Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike D...