Hoxhaj ngushëllon familjen e viktimës shqiptare të tërmetit në Itali

21:37 | 24 Gusht 2016
M. A.

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj u ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës nga tërmeti në Itali. Hoxhaj në një postim në Facebook ka thënë se solidarizohet edhe me ministrin Ditmir Bushati.

“Sapo mësova për lajmin tragjik të humbjes së jetës së një bashkëqytetari nga Shqipëria dhe shtatë të tjerëve të plagosur në ngjarjen tragjike në Itali. I shpreh ngushëllimet e mija familjeve dhe solidarizimin me mikun tim, ministrin Ditmir Bushati. Kosova qëndron përkrah Shqipërisë. EH”, ka shkruar Hoxhaj.

Shpërndaje në rrjete sociale