AAK do të marrë pjesë në protestën e VV-së?

18:20 | 24 Gusht 2016
M. A.

I ftuar në Info Magazine sot është sekretari i Aleancës për Ardhmërisë së Kosovës, Blerim Kuçi.

Me të është duke u diskutuar për seancën e 1 shtatorit ku parashihet që në rend të ditës të vihet ratifikimi i Demarkacionit e gjithashtu edhe për protestën e thirrur nga subjekti më i madh opozitar, Lëvizja Vetëvendosje.

Ndonëse Kuçi pranoi se AAK më e ka kryer fazën e protestimit, ai e ka thënë se ka mundësi që partia e tij të jetë pjesë e protestës.

“Ne nuk jemi pjesë e organizimit të kësaj proteste, por kjo s’do të thotë që s’do të marrim pjesë në protestë. Të kesh pjesë e organizimit, do të thotë të jesh edhe përgjegjës për mënyrën se si ecën”.

Ai ka thënë se mirë do të ishte që në protestën e 1 shtatorit të cilën e ka organizuar Lëvizja Vetëvendosje, të kishte shumë njerëz.

“Do të ishte mirë të dilnin shumë njerëz në protestë. Ne nuk jemi pjesë e organizimit të kësaj proteste, për shkak se mendojmë që me protesta kemi kryer punë, qytetarët e kanë dhënë verdiktin e vet”.

“Nëse dal në protestë, dal si qytetar dhe jo si zyrtar i Aleancës”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale