Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Alma Lama është zgjedhur si ambasadore e Kosovës në Itali me datën 5 korrik.
Ndërsa burime të Indeksonline brenda Kuvendit të Kosovës kanë konfirmuar se dekretimi i Lamës është bërë pikërisht pak minuta më parë.
Deputetja Alma Lama ka shërbyer për dy vite radhazi si deputete në Kuvendin e Kosovës ndërsa gjatë ditës së sotme ajo është parë në Kuvendin e Kosovës, për një arsye të vetme, atë të dekretimit.
Duhet përkujtuar që zgjedhja e saj si ambasadore është vlerësuar lartë edhe nga kryeministri i vendit Isa Mustafa i cili pati theksuar se “Në Itali do të kemi një ambasadore të shkëlqyeshme. Një intelektuale, deputete që ka njohuri të thella për vendin e saj, njohëse të thellë të ekonomisë dhe kulturës italiane, të Vatikanit dhe Maltës. Asgjë më shumë, veç se do të vazhdojmë të mburremi me ambasadoren e ardhshme, Alma Lama”.
Leonard Ademaj kërkon burgim të përjetshëm: Vrasësit e Lirid...
“Ulu në vend, s’ta jap fjalën”, përplasje mes Albulena Haxhi...
Prokurorja kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe...
Prokurorja: Skenarin për vrasjen e Liridonës duhet ta kenë z...
Prokurorja: Naim Murseli kreu vrasje makabre para syve të fë...
Osmani: Në këtë përvjetor të masakrave në Poklek e Çikatovë,...