Ngritet aktakuzë ndaj tre shitësve të drogës

15:19 | 24 Gusht 2016
M. A.

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër tre personave, Sh.H., S.H dhe R.Sh.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se sipas aktakuzës te shtetasit kosovarë,  Sh.H., S.H., dhe R.Sh, janë gjetur mjete narkotike e llojit “marihuanë” e paketuar në 58 paketime në peshë të përgjithshme mbi 55 kilogram.

“Andaj, me veprimet e tyre sipas aktakuzës ka elementet e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikeve, substancave psiokotrope dhe analoge nga neni 273, paragrafi 2, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës. Ndërsa, te i pandehuri Sh.H., përveç mjeteve narkotike është gjetur edhe një Revole dhe 6 predha. Andaj, me veprimet e tij, sipas aktakuzës ka elemente të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374, paragrafi 1 i Kodit Penal të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Prokurori i rastit ka kërkuar nga Gjykata, që të akuzuarit të shpallen fajtorë për kryerjen e veprave penale dhe të dënohen sipas ligjit.

Shpërndaje në rrjete sociale