Një nga personat që u shoqërua në stacionin policor si i dyshuar për vrasjen e tre personave në Gjakovë, ka qenë edhe Gjelbron Gjoshi, i përmenduri kryesor për këtë vrasje
Vëllezerit Valon dhe Ali Islamaj, të njohur si vëllezërit Madanaj, si dhe Zef Krasniqi nga fshati Meçe, janë vrarë sot në rrugën “Ismail Qemali” në Gjakovë.
Burime të Gazetës Express brenda policisë së Gjakovës tregojnë se Gjelbron Gjoshi në stacion ka deklaruar se vrasjen e ka kryer vëllai i tij, Veton Gjoshi nga Smolica dhe Shkëlqim Shala nga Cermjani.
Për momentin policia është në ndjekje të të dyshuarve kryesorë dhe është duke kryer bastisje në disa lokacione të ndryshme, përfshirë shtëpitë e të dyshuarve në Smolicë, respektivisht në Cermjan.
Emrat e të dyshuarve kryesorë për Gazetën Express i ka konfirmuar edhe U.D. i kryeprokurorit në Gjakovë, Ali Selimaj i cili ka thënë se motivi i vrasjes dyshohet të jetë “hakmarrja”.
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve
LDK-ja mbi 224 mijë euro shpenzime për tre muaj, 30 mijë vet...