Hynë në radhën e deputetëve më zërin më kritik në vend, dhe jo rrallë flet për institucionet e “kapura”, por Ismail Kurteshi po ia sheh hairin shtetit.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Ismail Kurteshi, është nder personat e vetëm në Kuvendin e Kosovës që komplet familja i merr pagë nga buxheti i shteti, si punonjës civil dhe në ndërmarrje publike.
Familja e tij e ngushtë përbëhet nga dy djemtë dhe bashkëshortja. Sipas deklarimit të pasurisë që Kurteshi e ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsion, shihet se bashkëshortja i punon në shtëpinë e shëndetit në Gjilan, nga ku merr pagë vjetore 7200 euro neto.
Për njërin djalë ka shënuar që i punon në PTK, ndërsa për tjetrin shkruan se i punon në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Për të dy ka deklaruar se pagën vjetore e marrin sikurse bashkëshortja, fiks 7200 euro neto.
Kurteshi, në vitin 1999 ishte zgjedh kryetar i Komunës së Gjilanit. Prej viti 2001 deri në vitin 2010 ishte deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së. Më pas ka kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje dhe në zgjedhjet e fundit parlamentare është emëruar deputet. /Lajmi.net

Mblidhet Kuvendi i Prishtinës për miratimin e buxhetit për v...
Moti i vranët, me reshje të dobëta shiu
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore