Remzi Potoku është shkarkuar nga detyra e këshilltarit të ministres së Drejtësisë.
Potoku është i akuzuar për “pengim i të provuarit”, pasi ka provuar të ndikojë tek një dëshmitare – viktimë e trafikimit që të ndryshojë dëshminë kundër vëllait të tij, i akuzuar për prostitucion.
Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, është këshilluar për 19 ditë nga një këshilltar i akuzuar për vepër penale.
Por të hënen pasdite e ka shkarkuar nga detyra, raporton Insajderi.
Remzi Potoku, i emëruar nga ministrja Hoxha në cilësinë e këshilltarit të lartë politik, është larguar nga kabineti i ministres, disa orë pas pranimit të pyetjeve nga Insajderi se a është në dijeni se këshilltari i saj po ndiqet penalisht nga një prokuror i EULEX-it.
Potoku ishte arrestuar dy vjet më parë bashku me ish-kryetarin e Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka, dhe vëllanë e tij Bahri Potoku për një rast të trafikimit me qenie njerëzore.
Arrestimi i tyre ishte kryer për shkak të dyshimit se kishin kërcënuar një dëshmitare – viktimë e trafikimit. Plani për frikësimin e dëshmitares ishte zbuluar gjatë një përgjimi që po kryhej kundër Nuhi Ukës. Biseda ishte bërë në zyrën e Ukës në Prishtinë.
Ish-këshilltari i ministres Hoxha që është edhe avokat, Remzi Potoku aktualisht akuzohet për pengim të të provuarit. Ai është pjesë e strukturave të PDK-së në Degën e Prishtinës.
Ministria ka thënë shkurtë se Potoku nuk është më këshilltar, pa njoftuar nëse kanë ditur për veprimet e tij të dyshuara penale.
“Duke iu falënderuar për bashkëpunimin, sa i përket pyetjes tuaj rreth angazhimit të Remzi Potokut, iu njoftojmë se Remzi Potoku ka pasur angazhim disa-ditor në Ministrinë e Drejtësisë dhe i njëjti nuk është më pjesë e Ministrisë së Drejtësisë”, thuhet në përgjigjet e Ministrisë së Drejtësisë.
Insajderi ka kontaktuar me Potokun. Ai ka thënë se është viktimë në këtë rast, por nuk ka treguar se si. Ka përmendur se një prokuror vendës e ka shantazhuar duke i kërkuar para nëpërmjet një sekseri, mirëpo ka refuzuar të tregojë se cili prokuror. Ka thënë po ashtu se prokurori i EULEX-it i ka ofruar status të dëshmitarit bashkëpunues dhe pas refuzimit për ta pranuar këtë, është akuzuar.
Për të gjitha këto, nuk ka ofruar asnjë fakte.
“Jam viktimë e sistemit të drejtësisë”, ka thënë avokati Potoku.
Potoku ishte arrestuar shkak të përpjekjeve të Ukës dhe të tjerëve për të ndikuar tek një dëshmitare kundër të akuzuarit Bahri Potoku, i akuzuar për trafikim me qenie njerëzore.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...