Rrokulliset kamioni në Arllat (Foto)

19:51 | 22 Gusht 2016
M. A.

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në orët e pasdites në fshatin Arllat të Drenasit.

Aksidenti ka ndodhur kur një automjet transportues – kamionet është rrokullisur në rrugën lokale, rreth 300 metra larg kyqjes në autostradën Prishtinë-Pejë, raporton Telegrafi.

Sipas fotografive të siguruara nga Telegrafi në vendin e ngjarjes, shihet se automjeti i rrokullisur ka pësuar dëmtime të mëdha, ndërsa nuk bëhet e ditur nëse në këtë aksident ka viktima apo të plagosur.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaktarët e aksidentit.

arllat22

Shpërndaje në rrjete sociale