
Deputeti i PS, Gramoz Ruci dhe Ish Kryeministri, Sali Berisha, gjate nje seance parlamentare, ku eshte bojkotuar nga deputetet e opozites pas rrezimit te kerkeses per intepretim nga Gjykata Kushtetuese te mandatit te deputetit socialist, Rakip Suli./r/n/r/nLawmaker, Gramoz Ruci and Former Prime Minister Sali Berisha, during a parliamentary session.
Shifrat që publikon politologu Afrim Krasniqi janë të frikshme. Më të frikshme se shifrat e politikanëve që merren me drogë. Nga 140 që kemi në parlament, vetëm 3 prej tyre lexojnë libra. Në bibliotekën e Kuvendit të Shqipërisë janë anëtarë 7 deputetë, por vetëm 3 prej tyre tërheqin libra.
Ky është bilanci i një Kuvendi ku përfaqësuesit e popullit nuk zgjidhen falë formimit të tyre, por falë parasë, forcës, etj.
Por në raport me librin, Krasniqi thotë se shqiptarët po e braktisin çdo ditë e më shumë të, pasi më shumë se gjysma e qytetarëve sot nuk kanë as librari dhe as bibliotekë.
“Nëse eurodeputetët përdorin bibliotekat për të marrë arkiva, të dhëna që i duhen për fjalimet e tyre dhe për punën e tyre, në Shqipëri ndodh që maksimumi 7 deputetë kanë vizituar bibliotekën e parlamentit”, tha Krasniqi.
Ai ngre shqetësimin e mungesës së interesit të leximit në masë. Sipas të dhënave më shumë se gjysma e qyteteve nuk kanë as librari dhe as bibliotekë në zonat ku banojnë. Më shumë se gjysma e universiteteve nuk kanë sallë leximi në biblioteka, më shumë se 2/3 e shkollave tona nuk kanë klube leximi.
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për veprën p...
Kryeministrja italiane pas takimit me Ramën: Fokusi te mbroj...
Presdentja në detyrë nesër bën homazhe në Poklek e Çitakovë
E konfirmon trajneri, Rexhbeçaj do të largohet nga Augsburgu
Papa Leo XIV: Bota po shkatërrohet nga një grusht tiranësh
Von der Leyen mirëpret armëpushimin Izrael-Liban