
BASHA AKUZA RAMES - Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke dale pas nje konference shtypi, ku ka komentuar ne lidhje me takimin qe kryeministri Edi Rama beri sot me biznesin e vogel./r/n/r/nBASHA IN CONFERENCE - Leader of the Democratic Party Lulzim Basha, during a press conference, which he commented on the meeting that Prime Minister Rama made to small businesses today.
“Nga paniku i ndëshkimit me votë në zgjedhjet e 11 shtatorit në Dibër, Edi Rama ka urdhëruar bllokimin e regjistrimit nga KQZ, të 6 partive aleate të Partisë Demokratike”. Kjo është deklarata e PD-së pasditen e së martës, që shton se “i mbetur vetëm me 3 aleatë, Edi Rama bën atë çfarë ka në dorë aktualisht: ndalon përmes KQZ-së regjistrimin e 6 subjekteve, çka do ta çonte në 18 numrin e partive të koalicionit opozitar”.
“Megjithëse preteksti për mosregjistrimin e subjekteve ra, pasi 6 partitë e përmbushën detyrimin, sërish KQZ me urdhër të Ramës i la jashtë aleatët e Partisë Demokratike. Ky vendim dëshmon ankthin e Ramës nga bashkimi i madh opozitar e popullor”, shton deklarata.
PD-ja sqaron se “urdhëri i Ramës do të apelohet në Kolegj Zgjedhor”.
“Asgjë nuk e ndal fitoren e padiskutueshme të koalicionit të madh opozitar përballë klanit të ngushtë të korruptuar, kriminal e pervers të Edi Ramës”, mbyllet deklarata e PD-së.
Bylbyl Sokoli zyrtarizohet tek Malisheva
Simeone: Do të luajmë siç kemi bërë gjithmonë ndaj tyre, syn...
Bayern Munich “makthi” i Bellingham, a do ta thyej anglezi r...
Manchester United synon ta transferoj mbrojtësin e Bournemou...
Aleatët e NATO-s refuzojnë të bashkohen me bllokadën e Trump...
Mbyllet pa fitues sfida mes Prishtinës dhe Dukagjinit