Një gjykatë turke ka urdhëruar për mbylljen e një gazete kurdë me akuzat për përhapjen e propagandës terroriste.
Ozgur Gündem, versioni i shtypur ka një tirazh ditor prej rreth 7500 kopjesh dhe fokusohet kryesisht në konfliktin më militantët kurdë në juglindje të Turqisë dhe deri me tani është përballur me një sërë akuzazh, gjoba dhe arrestimin e korrespondentëve që nga viti 2014.
Në bazë të një dokumenti të publikuar nga Reuters, gazeta është akuzuar se ‘po bën propagandë për militantët kurdë’, transmeton koalb.com.
Në këtë gazetë në të kaluarën janë publikuar edhe shkrimet e Abdullah Oçalan, kreut të burgosur të PKK-së.
Që nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, Turqia ka mbyllur më shumë se 130 media, duke nxitur shqetësime në mesin e aletavë perëndimorë. /Koalb.com
Bylbyl Sokoli zyrtarizohet tek Malisheva
Simeone: Do të luajmë siç kemi bërë gjithmonë ndaj tyre, syn...
Bayern Munich “makthi” i Bellingham, a do ta thyej anglezi r...
Manchester United synon ta transferoj mbrojtësin e Bournemou...
Aleatët e NATO-s refuzojnë të bashkohen me bllokadën e Trump...
Mbyllet pa fitues sfida mes Prishtinës dhe Dukagjinit