Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së në Prishtinë, ka organizuar një seri punëtorish me temën e fotografisë dhe dizajnit të modës në kuadër të fushatës së saj për gjuhët, artin dhe kulturën gjatë muajve prill dhe maj.
Punëtoria për fotografi me fotografin Atdhe Mulla dhe punëtoria për dizajn të modës me dizajneren Blerina Kllokoqi-Rugova do të përmbajnë aktivitete të larmishme tre ditore, të cilat do të përmbyllen në ditën e Evropës më 9 maj kur do të bëhet edhe hapja zyrtare e ekspozitës me punimet e realizuara nga pjesëmarrësit e punëtorive.
Procesi i aplikimit për të dyja punëtoritë ishte i hapur për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme të Kosovës nga mosha 15 deri 18 vjeç./arbresh.info/
Sot nis fushata e katërt zgjedhore për vitin 2025, Elezi tre...
Presidenti Trump urdhëron bllokadë totale të cisternave të n...
Në Bruksel mbahet sot Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Osmani ...
Sot përurohet akseleratori i ri dhe bunkeri në Onkologji të ...
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër sot lëshohet për qarkullim
Vazhdon gjykimi për sulmin terrorist në Banjskë