Pak orë pasi u konfirmua zyrtarisht se dy futbollistët me origjinë nga Kosova, Milot Rashica dhe Alban Meha kanë zgjedhur të luajnë për Kosovën, edhe mesfushori tjetër kosovar Herolind Shala do të luajë për përfaqësuesen më të re në Evropë.
Largimin e ka konfirmuar trajneri i përfaqësueses shqiptare, Gianni De Biasi në një intervistë me mediumin shqiptar “Supersport”.
“Dua të konfirmojë se edhe Herolind Shala ka vendosur që të luajë më Kosovën”, ka thënë De Biasi.
Shala është mesfushor ofanziv i cili luan me skuadrën e Sparta Pragës në Çeki. Futbollisti nga Drenasi nuk ka pasur shumë hapësirë në përfaqësuesen e De Biasit edhe pse më parë ka luajtur me kombëtaren U-21 të Shqipërisë.
Bylbyl Sokoli zyrtarizohet tek Malisheva
Simeone: Do të luajmë siç kemi bërë gjithmonë ndaj tyre, syn...
Bayern Munich “makthi” i Bellingham, a do ta thyej anglezi r...
Manchester United synon ta transferoj mbrojtësin e Bournemou...
Aleatët e NATO-s refuzojnë të bashkohen me bllokadën e Trump...
Mbyllet pa fitues sfida mes Prishtinës dhe Dukagjinit