Kandidatja demokrate për presidente të SHBA-ve, Hillary Klinton ka dhënë detaje të planit të saj ekonomik mbi rritjen e numrit të vendeve të punës dhe të të ardhurave, duke ballafaquar kështu propozimet e saj kundër platformës së kundërshtarit, kandidati republikan për president Donald Trump.
Klinton theksoi se programi i saj ekonomik bazohej në investime dhe në punë të mirëpaguara, që do të nxiste amerikanët për të punuar në ndërtimin dhe modernizimin e rrugëve, urave, porteve dhe aeroporteve.
“Rruga jonë shkon drejt kësaj”, tha ajo, duke kritikuar Trumpin për prezantimin e një plani ekonomik që do t’u kushtonte amerikanëve miliona vende pune.
Ajo përmendi një analizë të pavarur, sipas së cilës plani i saj do të krijonte më shumë se 10 milionë vende të reja pune, ndërsa propozimi i Trumpit rezultonte në një humbje prej 3,4 milionë vende pune.
Bylbyl Sokoli zyrtarizohet tek Malisheva
Simeone: Do të luajmë siç kemi bërë gjithmonë ndaj tyre, syn...
Bayern Munich “makthi” i Bellingham, a do ta thyej anglezi r...
Manchester United synon ta transferoj mbrojtësin e Bournemou...
Aleatët e NATO-s refuzojnë të bashkohen me bllokadën e Trump...
Mbyllet pa fitues sfida mes Prishtinës dhe Dukagjinit