Komuna e Prishtinës ndalon qarkullimin e automjeteve drejt Gërmisë për 1 maj

16:31 | 30 Prill 2015
M. A.

Komuna e Prishtinës njofton se me rastin e festës së 1 Majit, në datat 1, 2 dhe 3 maj, ndalon qarkullimin e automjeteve përveç autobusëve të Trafikut Urban, automjeteve të Policisë së Kosovës, të KFOR – it, EULEX – it dhe automjeteve emergjente në drejtim të parkut “Gërmia”.

“Në bazë të këtij vendimi ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve, përveç autobusëve të ‘Trafiku Urban’, linja 4, linja 5 ‘Ulpiana’ dhe ‘Gërmia’, automjeteve të Policisë së Kosovës, të KFOR-it, të EULEX-it,të  ‘Hortikulturës’,’Pastrimi’ dhe automjeteve emergjente në drejtim të parkut të ‘Gërmisë’.

Sipas njoftimit të komunës pika përfundimtare për lëvizjen e automjeteve, përveç banorëve të lagjeve Normale, Sofali, “Tauk-Bahçe” do të jetë: kryqëzimi i rrugëve “1 Tetori” – “Nazmi Gafurri” dhe “Ymer Lutfi Paqarizi”, kryqëzimi i rrugëve “Nazmi Gafurri”- “Xhavit Ahmeti” dhe “Dr. Lec Gradica” , kryqëzimi i rrugëve “Dr. Shpëtim Robaj” me atë të Sofalisë në drejtim të pishinës dhe Parkut të Gërmisë.

Transporti publik i qytetarëve për në Parkun e “Gërmisë” deri te pishina e Qytetit do të bëhet ekskluzivisht me autobus  “Trafiku Urban”, linja 4, ndërsa linja 5 “Ulpiana” dhe “Gërmija” deri në Sofali.

Inspektorët përgjegjës të Drejtorisë së Inspekcionit do të parandalojnë shërbyesit e paautorizuar që të bëjnë shitjen – shërbimin ndaj qytetarëve si dhe do të organizojnë kujdestari me qëllim të ruajtjes së ambientit (përdorimin e zjarreve për destinime të ndryshme), si dhe hedhjen e mbeturinave në vende të caktuara

10847434_840905312645984_335502435604313046_o

Shpërndaje në rrjete sociale