Lokacioni i radhës ku dyshohet për varrezë masive pas luftës në Kosovë, ai në pjesën Veriore të Mitrovicës, ka filluar sot të gërmohet për të verifikuar nëse ka apo jo mbetje mortore.
Prenk Gjetaj, nga Komisioni Qeveritar për të pagjeturit, ka thënë për Tribuna Channel, se orientimi i gërmimeve është në Zubin Potok në fshatin Jabuk.
“Gërmimet në Zubin Potok kanë filluar sot në orët e hershme të mëngjesit. Aty janë edhe përfaqësuesit e komisionit për të pagjeturit si dhe ata të mjekësisë ligjore. Orientimi i gërmimeve është në pikën dyshuese për mbetje mortore në fshatin Jabuk, pas kësaj presim vlerësimet”, ka thënë Gjetaj.
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...