Piero Cristoforo Sardi, Ambasodori i ri Italian në Kosovë, u prit sot në vizitë nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, njofton kumtesa komunale.
Në një bisedë miqësore, Kryetari Ahmeti e njoftoi Ambasadorin me punën që po bëhet në Komunën e Prishtinës, projektet e realizuara deri më tash, instalimin e transparencës radikale në qeverisje, luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe mirëqeverisjen në përgjithësi.
Nga ana e tij, Ambasadori Italian shprehi kënaqësinë që po e fillon mandatin në Kosovë dhe shfaqi interesimin e tij për bashkëpunim sa më të ngushtë e cilësor me të gjitha institucionet në vend, e në veçanti me Komunën e Prishtinës si qeverisje kompetente për kryeqytetin.
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...