Sigal Prishtina ka arritur suksesin më të madh në histori të basketbollit kosovar duke u shpallur fitues i Ligës Ballkanike.
Klubi i kaltër nga kryeqyteti ka hyrë në histori si klubi i parë kosovar që fiton titull në një garë rajonale, pasi mposhti Rilskin me rezultat 80 me 71.
Prishtina titullin e Ligës Ballkanike e fitoi dhe do ta festojë sot në qytetin bullgar që për shumë prishtinas ishte i panjohur deri vonë, në Samokov. Nga Samokovi është skuadra Rilski Sportist, të cilën Prishtina e mposhti në finale të Ligës Ballkanike.
Ndeshjen e parë, të luajtur të martën e kaluar në palestrën e stërmbushur me shikues në Prishtinë, e fitoi kampionia e Kosovës me dy pikë dallim, 74:72. Fitorja u festua, por jo edhe shumë.
Çereku i parë përfundoi me rezultat 26 me 22 në të mirë të Rilskit.
Te Prishtina më i miri në këtë çerek ishte Edin Bavçiq me tetë pikë të shënuara. Atij i ndihmoi edhe Jordan Huls me tre pikë. Anthony Gugino në çerekun e parë ishte më i miri te Rilski me 11 pikë të shënuara. Me gjashtë pikë u dallua Vernon Taylor.
Prishtina për herë të parë kaloi në epërsi në çerekun e dytë kur pas gjuajtjeve të lira kishte vetëm një pikë epërsi 26 me 27. Kampioni i Kosovës në këtë çerek kishte epërsinë deri në gjashtë pikë, por bullgarët barazuan rezultatin në 32 me 32. Në fund të këtij çereku Prishtina me një mbrojtje të fortë dhe kundërsulme të organizuara nga Dardan Berisha dhe Jordan Hulls rikthyen epërsinë 36 me 38 që ishte edhe rezultati përfundimtar i pjesës së parë të finales së dytë.
Bavçiq shtoi edhe dy pikë tjera për të realizuar 10 pikë në çereket e para ndërsa shtoi edhe katër kërcime. Mavunga ishte koshashënuesi më i mirë me 11 pikë kurse Hulls me 7 pikë.
A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për U...
Barcelona bën detyrën dhe kalon tutje në Kupën e Mbretit
Ludo Lee shpërthen ndaj Albës: Kjo koka e sëmurë o vëlla, de...
Abdixhiku për Agim Veliun: E ka vendin e tij në LDK gjithmon...
Arktiku përjetoi vitin më të nxehtë të regjistruar ndonjëher...
Mbyllet Asambleja e SEPCA-s në Vlorë, Drejtori i Policisë së...