Ministrja për Dialogun në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri ka pritur në takim ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë, László Márkusz të cilit i dëshiroi mirëseardhje në detyrën e re si përfaqësues i shtetit të Hungarisë në Kosovë.
Ministrja Tahiri me ambasadorin Márkusz foli edhe për prioritetet e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin ekonomik, punësimin dhe mirëqenien, sundimin e rendit dhe ligjit, agjendën euroatlantike dhe reformat që po zhvillohen drejt këtij qëllimi.
Tahiri foli po ashtu edhe për rolin e Kosovës në procesin e dialogut të Brukselit që po zhvillohet në mes të Kosovës dhe Serbisë si një proces që po ndihmon për të avancuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian duke konstatuar se deri tani ka progres të rëndësishëm por ende mbeten sfida me të cilat po përballemi gjatë implementimit. Zbatimi i të gjitha marrëveshjeve edhe nga pala e Serbisë hap mundësi dhe rrugë të qëndrueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe në fund njohje edhe reciproke mes dy shteteve, tha ministrja Tahiri.
Në takim, ambasadori Márkusz shprehu përkushtimin e shtetit të tij për të thelluar marrëdhëniet bilaterale me Kosovën dhe mbështetjen e plotë ndaj Kosovës në rrugën e saj të integrimeve evropiane dhe euro-atlantike si dhe theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal me qëllim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. Ai vlerësoi dialogun e Brukselit si një proces të rëndësishëm për një paqe të qëndrueshme në rajon./arbresh.info/
Elita e basketbollit vjen sot me dy ndeshje interesante
Me lot në sy, Benita përqafon Bellën para ndarjes: Bebi jem,...
Kurti nderon Elfete e Mentor Humollin: Simbol i sakrificës d...
Gjiganti turk e kërkon Benzeman, por shokohet nga kërkesat f...
Itali, mbi 30 të plagosur në protestat kundër mbylljes së qe...
Tayna përfshin Presidenten Osmani në trend viral: Ne e vazhd...