Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës Skënder Hyseni, i shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, drejtori i Drejtorisë Kundër-Terrorizëm në Policinë e Kosovës, Fatos Makolli dhe Shqipe Mjekiqi, këshilltare e Lartë Politike, po marrin pjesë në Konferencën Rajonale në Beograd, me temën: “Luftëtarët e Huaj Terroristë, Parandalimin e Radikalizmit dhe Luftimin e Terrorizmit në Rajonin e Ballkanit”, të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë dhe Ambasada e ShBA-së në Beograd.
Gjatë punimeve të konferencës, ministri Hyseni ka mbajtur një fjalë, me ç’rast ka shprehur rëndësinë për bashkëpunim edhe më të ngushtë rajonal në parandalimin e ekstremizmit dhe luftimin e terrorizmit.
Ministri Hyseni po ashtu ka paraqitur gjendjen aktuale në Kosovë, duke përmendur ligjin për ndalim në bashkimin në luftërat e huaja që ka hyrë në fuqi së voni, arrestimet e shumta që janë bërë, si dhe strategjinë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm që është në hartim e sipër, si më se e nevojshme për të evituar që radikalizmi dhe ekstremizmi të shpijnë në terrorizëm.
Në margjinat e konferencës, ministri Hyseni ka biseduar shkurt me ministra dhe ambasadorë të shteteve të ndryshme të akredituar në Beograd.
“Dividendi i luftëtarit”, Trump i jep çdo ushtari amerikan n...
KRU “Prishtina” njofton ndërhyrje në disa zona kyçe të kryeq...
Hamza: Fillimi i heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës lajm...
FIFA ndan shifër rekord për fituesin e Botërorit 2026, ulen ...
Votat “surprizuese” të Messit në The Best, mbështetje për PS...
Sulmi në Bondi, Albanese njofton masa të ashpra kundër gjuhë...