Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit në Komunën e Klinës, ku ka pasur një numër sulmesh ndaj të kthyerve nga radhët e komunitetit serb dhe pronës së tyre.
“Unë i dënoj këto sulme, sepse ato nuk çojnë drejt stabilizimit të shoqërisë dhe vendosin në një pozitë shumë të vështirë kthimin, për të cilin besoj se të gjithë përpiqemi. Ne në ditët në vijim do të punojmë me të gjithë faktorët relevant për të përmirësuar gjendjen dhe për t’i treguar të kthyerve se ne jemi në çdo moment me ta. Me pushtetin lokal do të punojë për të stabilizuar këtë situatë, ndërsa nga Policia e Kosovës do të kërkojmë që kryesit e këtyre veprave të sillen para drejtësisë”, ka thënë Jevtiq.
Përndryshe përfaqësuesit e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me përfaqësuesit e komunitetit serb në komunën e Klinës, dhe gjithashtu edhe në teren.
Mediat në Serbi sot kanë raportuar se në fshatin Drenovc të Klinës, është goditur me shuplakë nga një shqiptar i panjohur Ranko Kostiq, punëtor në Zyrën për integrimin e pakicave në Komunën e Klinës.
“Dividendi i luftëtarit”, Trump i jep çdo ushtari amerikan n...
KRU “Prishtina” njofton ndërhyrje në disa zona kyçe të kryeq...
Hamza: Fillimi i heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës lajm...
FIFA ndan shifër rekord për fituesin e Botërorit 2026, ulen ...
Votat “surprizuese” të Messit në The Best, mbështetje për PS...
Sulmi në Bondi, Albanese njofton masa të ashpra kundër gjuhë...