Pranë fundit të fluturimit të saj nëntëvjeçar, për të arritur te Plutoni, me vetëm mbi 160 milionë kilometra të mbetura
Anija kozmike e NASA-s, “Horizontet e Reja”, është pranë fundit të fluturimit të saj nëntëvjeçar, për të arritur te Plutoni, me vetëm mbi 160 milionë kilometra për të shkuar.
Pritet që kjo anije të pritet të arrijë në Pluton në muajin korrik të këtij viti. Ndërkohë – duke filluar nga dita e dielë – ajo do të nisë të fotografojë botën misterioze të akullt, të pashkelur, që njëherë konsiderohej si një planet.
Shkencëtarët thonë se fotografitë e para do të ndihmojë ata të vlerësojnë distancën e mbetur dhe për të mbajtur rrugën e duhur për këtë fluturim historik.
Kjo është vizita e parë e njerëzimit për në Pluton. Nisur nga Cape Canaveral, Floridë, në janar të vitit 2006, “Horizontet e Reja” u zgjua nga “letargjia” muajin e kaluar. Ajo tani është 5 milionë kilometra larg Tokës. (rel)
Rama ndan pamjet nga “Shtëpia e Europës”: Do të mbajë sytë e...
Kallas vjen në Prishtinë pas disa javësh, shkak dialogu Koso...
Një stuhi e fortë me breshër goditi Kroacinë – pemë të rrëzu...
Perez ka zbuluar ‘lojën e pistë’ të Vinicius Jr – probleme s...
26 vjet nga zhdukja e veprimtarit Ukshin Hoti
Bajrami: Rritja e çmimit të rrymës rrezikon 148 mijë vende p...