Arrestohen të dyshuarit e vrasjes misterioze në Pejë

13:57 | 29 Korrik 2016
M. A.

Natën e 31 dhjetorit të viti 2014 Isa Karagjyzi ishte vrarë në Pejë dhe policia vetëm pas një viti e gjysmë ka arritur të identifikojë dhe arrestojë të dyshuarit për këtë vrasje.

“Pas hetimeve intensive të njësiteve policore raportohet se me 28.07.2016 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë dhe me urdhër të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë njofton Klan Kosova.

 Hetimet dhe arrestimi kanë marrë kohë shumë më tepër se që ishte menduar në fillim nga policia.

Në një kronikë realizuar nga Klan Kosova ditën e një janarit të vitit 2015 zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, kishte deklaruar se janë shumë afër t’i arrestojnë të dyshuarit.

LEXO:  Arrestohen edhe 47 gazetarë, ish-punonjësit e gazetës Zaman në Turqi

Policisë i kishte ndihmuar shumë edhe informacionet që i kishte marrë nga vëllai i viktimës për të dyshuarit.

Dervish Karagjyzi, i kishte treguar policisë se vrasësit e vëllait të tij ishin me një automjet të tipit “Hamer” ngjyrë ari, ndërsa targat ishin të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Policia në njoftimin zyrtar nuk ka dhënë detaje për të arrestuarit.

Shpërndaje në rrjete sociale