Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili po qëndron në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka takuar homologun e tij gjeorgjian, David Usupashvili.
Veseli përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se pavarësisht se Gjeorgjia akoma nuk e ka njohur Kosovën si shtet, kjo nuk ka penguar që të diskutojnë për mundësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve, transmeton “Zeri.info”.
“Kisha kënaqësinë të takoj kryetarin e Parlamentit të Gjeorgjisë, David Usupashvili, në Konferencën e Lidershipit Global, të organizuar nga NDI në Filadelfia. Ndonëse Gjeorgjia nuk e ka njohur ende Shpalljen e pavarësisë së Kosovës, megjithatë, biseduam për mundësinë e bashkëpunimit të dy vendeve tona”, ka shkruar Veseli.
Kreu i Kuvendit gjatë qëndrimit në Filadelfia ka marrë pjesë në nominimin e Hillary Cllinonit, kandidate nga Partia Demokratike për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...