Deklarata e Bajram Gecaj se ata që vijnë nga Rrafshi i Dukagjinit rrezikojnë Kosovën per vota, ka shkaktuar reagimin e Kryetarit të Grupit Parlamentar së AAK-së, Pal Lekaj duke thënë se ju “zotëri” Gecaj dhe qeveria e patronit tënd po mbron një qëndrim e version që as Mali i Zi nuk po e mbron.
Duke folur edhe për banorët e rrafshit të Dukagjinit Lekaj shpreh “Siç e thamë në fillim aq shumë janë të zemëruar qytetarët e Kosovës, e sidomos ata të Dukagjinit që t’i po tenton me i moralizu, sa që do të kundërpërgjigjën sa herë që tu cenohet territori.”
“ Përkundër juve, ne konsiderojmë se Kosova, ashtu si dje edhe sot ka nevojë për heronjë e patriot, e jo për politikan si puna jote dhe e shefit tënd, por sot heronjë do të jenë të gjithë deputetët që do t’i thonë jo ratifikimit të një demarkacioni që ju e keni ndërtuar duke u bazuar në kadaster, e jo mbi parime të tjera përmes të cilëve shënohen kufijtë. Sot heronjtë (deputetët e Kuvendit të Kosovës) në vend të pushkës do të përdorin logjikën e cila do të përkthehet në një JO të madhe kundër marrëveshjes që po insistoni të ratifikoni.” tha Lekaj për mediat.
Ai në fund zotohet që do e mbrojnë Kosovën nga një “mallkim” siç e cilëson miratimin e Demarkacionit.
Pacolli ndan pamje nga një fluturim mbi Alpet zvicerane
Dy gjigantët evropian pas Leon Avdullahut
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Glauk Konjufcës për he...
Vijojnë kërkimet për gjetjen e 31-vjeçarit në lumin Mazt, FS...
Edi Rama publikon pamje nga stërvitjet e ushtrisë me helikop...
E.K. nga Peja dënohet me tri vite burg dhe 800 euro gjobë pë...