Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka pritur sot nё takim ambasadoren e Zvicrës, Krystyna Marty Lang dhe zëvendës ambasadoren Anita Schlüchter Roth.
Gjatё këtij takimi Ambasadorja Lang uroj Ministren Hoxha për emërimin e saj në krye të Ministrisë së Drejtësisë, duke e cilësuar këtë të fundit si një ndër sektorët më të rëndësishëm. Ambasadorja po ashtu shprehu gatishmërinë e misionit që ajo drejton për të mbështetur Ministrinë e Drejtësisë në fushën e sundimit të ligjit dhe theksoi se Ambasada e Zvicrës mbetet e përkushtuar që të mbështesë edhe më tutje Ministrinë e Drejtësisë, me theks tё veçantë në fushën e noterisë, çështjen e personave të zhdukur, bashkëpunimin juridik ndërkombëtar. Ambasadorja Lang u fokusua po ashtu në rëndësinë e bashkëpunimit me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.
Ministrja Hoxha falënderoi Ambasadoren pёr bashkëpunimin e deritanishëm, duke theksuar bashkëpunimin që institucionet e Kosovës kanë dhe vazhdojnë tё kenë me Ambasadën e Zvicrës, sidomos në fushën e rendit dhe sundimit të ligjit.
Ministrja Hoxha informoi Ambasadoren Lang se lufta kundër korrupsionit, pavarësia e gjyqësorit dhe zvogëlimi i numrit të lëndëve në Gjykata janë disa elementet kyçe në të cilat do të fokusohet puna e Ministrisë së Drejtësisë. Ministrja Hoxha po ashtu informoi Ambasadoren Lang se gjatë drejtimit të Ministrisë së Drejtësisë, puna e saj do të udhëhiqet nga tre parime kryesore që janë: transparenca, përgjegjësia dhe llogaridhënia.
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit
Edi Rama: Negociatat me BE-në nuk janë bllokuar, Shqipëria p...
Presidenti iranian: Delegacioni ynë do të negociojë me guxim...
Inflacioni në Kosovë arrin në 6.7%, rriten çmimet e energjis...
Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: I dha vulë betejë...
Abdixhiku për Katanën: Figurë që bashkoi shpirtin e artistit...