Mustafa: Po rritet besimi në biznese vendore

15:49 | 15 Korrik 2016
M. A.

Kryeministri Isa Mustafa është habitur me mosvotimin e projektligjit për investime strategjie, duke thënë se është ka qenë e pakuptimtë.

Ai këto komente i bëri gjatë takimin me me kryetarin e OEK-ut dhe menaxhmentin e saj, ku tha se besimi në bizneset vendore ka filluar të rritet.

Kryeministri i Kosovës në një konferencë për medie pas një takimi të mbyllur kanë thënë se po rritet besimi i qytetarëve në këto biznese.

“Oda Ekonomike ka treguar se trendët janë më të mira se sa që kanë qenë në periudhat e kaluara kohore, se po rritet disponimi dhe besueshmëria e bizneseve për të ardhmen që është një faktor shumë i rëndësishëm për ne, se po ashtu kemi një rritje të besimit në biznese edhe të qytetarëve dhe për mundësitë e punësimit në periudhën e ardhshme kohore por edhe për perspektiven e biznesit. Biseduam edhe për çështjet konkrete që kanë të bëjnë me të bërit biznes në Kosovë”, deklaroi ai.

Mustafa tha se bashkëpunimi në mes të bizneseve dhe qeverisë po rritet në kuptimin e krijimit të kushteve më të mira për biznese.

Ai shtoi se në të ardhmen edhe hartimit dhe plotësimi i ligjeve në këtë drejtim do të bëhet në bashkëpunim me njerëz të biznesit, në mënyrë që infrastruktura ligjore të jetë sa më e favorshme për ta.

Kurse, kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, tha se raporti i këtij tremujori është një epokë e re e optimizmit.

“Ajo çka është më interesante në qoftë se merret në dimensione kohore tremujore, po lind një epokë e re optimizmit, një epokë e re e konotacionit edhe ekonomik, edhe social, edhe integrues dhe besoj që viti 2015/16 të shpallen si vite të dialogut dhe komunikimit publiko-privat, ku të gjitha kërkesat e sektorit privat janë adresuar, janë shqyrtuar dhe falë një dialogu të tillë të mirëfilltë, sot e kemi këtë realitet që jemi”, është shprehur ai.

Ndërkohë, i pyetur për Ligjin për investime strategjie i cili nuk u miratua javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës, Mustafa tha se është i habitur nga reagimi i deputetëve pasi ky ligj është trajtuar gjatë edhe në qeveri, edhe në trupat e kuvendit dhe në komisionin për ekonomi edhe për buxhet dhe janë harmonizuar tërësisht qëndrimet e dy komisioneve.

Mustafa është shprehur se ky ligj është diskutuar përmes MIT-së edhe me zyrën e BE-së dhe janë marrë parasysh të gjitha vërejtjet e kësaj zyre.

Ndërsa, i pyetur për demarkacionin me Malin e Zi, nëse ky ligj do të procedohet në kuvend para datës 3 gusht, Mustafa është shprehur se një gjë e tillë do të ndodh kurdo që kërkojnë deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Në konferencë u tha se do të punohet që bizneset vendore të zhvillohen, derisa u theksuar se produktet vendore ndonjëherë anashkalohen apo injorohen padrejtësisht.

Shpërndaje në rrjete sociale