Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri, mblodhi juristët shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Republikën e Austrisë, për të krijuar rrjetin e juristëve në diasporë.
Gjatë takimit, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri, Sami Ukelli, e vlerësoi nismën si një hap të qëlluar, duke u bazuar edhe në përvojat e shteteve të tjera, ku identifikohen mekanizmat e komunikimit të ndërsjellë që do të sillte dobi për të dyja anët, si për bashkatdhetarët tanë, ashtu edhe për institucionet e Kosovës, njofton MD.
Po ashtu, për projektet që janë iniciuar nga Ministria e Diasporës, mbështetjen e parezervë e dha edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Austri, Roland Bimo, i cili spikati punën e pazëvendësueshme të Ministrisë së Diasporës përgjatë viteve, për t’i koordinuar përpjekjet dhe aktivitetet e diasporës sonë, pavarësisht nga rajoni apo shteti prej të cilit vijnë – Kosovë, Shqipëri apo Maqedoni.
Nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Diasporës, Mentor Borovci, shpalosi para të pranishmëve projektet e MeD-së, duke vënë theksin në vendosjen e bazave themelore për organizimin sa më të mirë të diasporës dhe avancimin e të drejtave të tyre nëpërmjet këtyre mekanizmave, jo vetëm vizavi vendeve ku jetojnë dhe veprojnë, por edhe institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë.
Pjesëmarrësit në këtë tryezë zgjodhën edhe koordinatorët e rrjetit të juristëve me shumicë votash:
Rrjete të juristëve do të vazhdojnë të krijohen edhe në shtetet e tjera ku ka përqendrim të diasporës dhe mërgatës sonë.
Ky projekt është mbështetur edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, Oda e Avokatëve të Kosovës dhe nga Zyra e Kryeministrit, ndërsa implementohet nga Ministria e Diasporës
BE-ja heq dorë nga ndalimi i motorëve me djegie nga 2035
VV prezanton zotimet, Sallahu: Planprogrami më i mirë i qeve...
Haradinaj: Pati skeptikë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës,...
Angli- Trafik emigrantësh dhe kokaine, shqiptari Ibrahim Sol...
IKKL viziton Tetovën dhe Shkupin, temë dorëzimi i materialev...
Bedri Hamza e nis nesër fushatën nga Prizreni, më pas mban t...