Grupe të shumta kriminale në Shqipëri, Kosovë e vende të tjera të rajonit, po nxisin azilin duke organizuar një trafik ilegal.
Kështu është shprehur drejtori i Policisë së Shtetit të Shqipërisë, Haki Çako gjatë një aktiviteti të organizuar në Tiranë me përfaqësues të Europol, të cilët do të japin ekspertizën e tyre në luftën e këtyre fenomeneve të paligjshme.
Çako ka thënë se Policia po heton grupe të tilla që përfitojnë në mënyrë të paligjshme nga qytetarët e thjeshtë.
Ai shtoi se sot krimi nuk njeh as barriera e as kufij shtetëror, pasi krimi i organizuar shqetëson njësoj si qytetarët në Shqipëri, Kosovë, Rajonin e Ballkanit, në Evropë dhe në gjithë globin.
“Sigurisht që brenda gjithë këtij inspirimi, të nxitjes së qytetarëve shqiptarë për shtimin e numrit të tyre si azilkërkues, ka dhe individë dhe grupe që përfitojnë në mënyra të paligjshme, që janë të lidhur ngushtë me agjenci apo me struktura të caktuara të transportimit nga Shqipëria në drejtim të Evropës Perëndimore. Ne kemi hetuar dhe do të vazhdojmë të hetojmë individë dhe grupe të tilla që përfitojnë në mënyrë të paligjshme, organizata kriminale”, tha Çako
Në këtë kuadër Shqipëria po bashkëpunon me Europol, për të luftuar kundër organizatave kriminale që kanë nxitur së fundmi edhe largimin masiv të qindra shqiptarëve që kërkojnë azil në vendet e BE-së.
Gjatë takimit të sotëm në Tiranë përfaqësuesi i Europol, Soren Pedersen, tha se aktualisht janë duke u kryer disa operacione të përbashkëta në këtë drejtim, ku janë kapur disa grupe kriminale shqiptare, megjithatë eksperti i lartë nuk ka preferuar të jap më shumë detaje se kaq.
“Jemi të kënaqur me mënyrën se si po bashkëpunojmë me autoritetet shqiptare. Kemi konceptuar një përmirësim të dukshëm. Numri i shkëmbimit të informacioneve ka ardhur në rritje të konsiderueshme. Kemi konstatuar se 1/3 e informacioneve që shkëmbejmë me partnerët shqiptarë ka lidhje me substancat narkotike. Por gjithashtu shkëmbejmë informacione për armët dhe eksplozivët. Për fat të keq nuk mund të ndajmë me ju informacione që janë duke u zhvilluar aktualisht, por do t’ju informojmë më vonë gjatë këtij viti,” tha Soren Pedersen, ekspert i lartë në Europol.
Seminari u organizua nga Europol në kuadër të bashkëpunimit të Zyrës Kombëtare të EUROPOL me Policinë e Shtetit, ku morën pjesë dhe përfaqësues të agjencive të tjera ligj-zbatuese në Shqipëri, Ambasadori i OSCE-së dhe Përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së.
Ky seminar zhvillohet në një periudhë kur Policia Shqiptare ka forcuar kapacitetet investiguese ndaj veprimtarisë kriminale dhe ka fituar besimin në arenën ndërkombëtare, çka materializohet me mbërritjen e ekspertëve më të lartë të Europolit në Shqipëri.
Qëllimi konsiston në njohjen me mënyrën e funksionimit të Europol, në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, në rritjen akoma më shumë të besueshmërisë midis palëve për të luftuar krimet e rënda, krimin e organizuar dhe terrorizmin./Arbresh.info/
BE-ja heq dorë nga ndalimi i motorëve me djegie nga 2035
VV prezanton zotimet, Sallahu: Planprogrami më i mirë i qeve...
Haradinaj: Pati skeptikë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës,...
Angli- Trafik emigrantësh dhe kokaine, shqiptari Ibrahim Sol...
IKKL viziton Tetovën dhe Shkupin, temë dorëzimi i materialev...
Bedri Hamza e nis nesër fushatën nga Prizreni, më pas mban t...