Policia italiane e provincës së Kazertës ka arrestuar 4 shqiptarë si anëtarë të një bande që kishte grabitur disa banesa në provincën e Napolit, Kazertës e Kalabrisë.
Të arrestuarit janë Myslim Hoxha 27 vjeç, Përparim Pira 45 vjeç, Kledi Albert Gjelleshi 38 vjeç dhe Bajram Gjelleshi.
Banda vepronte kryesisht në orët 2 deri në 4 të mëngjesit dujke vjedhur në banesa para të thata, sende e objekte me vlerë.
Në mjaft raste grabisnin dhe makinat luksoze të pronarëve të vilave. Për kryerjen e grabitjeve banda spostohej me qindra kilometra gjatë natës nga një provincë në tjetrën.
4 shqiptarët e arrestuar janë të akuzuar për 12 grabitje vilash të dokumentuara nga policia italiane, me dyshimin se janë autorë dhe të grabitjeve të tjera të kryera në këto territore.
Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, banda e shqiptarëve vepronte sipas një strukture të organizuar mirë, me detyra e plane të caktuara, si dhe me mënyra ndarëse të objekteve të vjedhura.
Identifikohet tifozi i Albacates që hodhi lëkurë banane ndaj...
Ter Stegen mund të rikhehet tek Barça disa ditë pasi u huazu...
Rriten rastet me sëmundje të zemrës në Shqipëri
Dënimi i Alidemajt për krime lufte, familjarët e viktimave ...
“Ndonjëherë duket sikur njerëzit nuk duan që ne të fit...
Ligji i ri për mediat sociale në Australi, Snapchat bllokon ...