Gratë në Francë kanë filluar një trend mjaftë të çuditshëm. Ato përmes rrjeteve sociale, Facebook dhe Twitter kanë marrë guximin që të postojnë foto të nënsqetullave duke përdorur hashtag #Princesseshavehair ose #LesPrincessesOntDesPoils, shkruan arbresh.info.
Sipas mediave të huaja, thuhet se këtë nismë e kanë marrë për të luftuar kundër paragjykimeve për trupin dhe stereotipave shoqërore.
Këtë trend e ka filluar Adele Labo duke inkurajuar gratë për të postuar foto të ngjashme, duke përcjell mesazh se nuk ka asgjë të keqe nëse i shfaq nënsqetullat dhe se ato nuk e prishin bukurinë e një femre.
Sipas Mashable, hashtagat kanë marrë më shumë se 25,000 shpërndarje dhe kështu kanë ngritur dukshëm debat rreth temës./Arbresh.info

Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu