Sulmuesi portugez, Eder është bërë hero në vendin e tij pas golit fantastik të shënuar në finale ndaj Francës.
Eder u inkuadrua në lojë në minutat e fundit të kohës së rregullt me të vetmin qëllim që ta ndihmojë Portugalinë në fazën ofensive.
Sulmuesi i skuadrës franceze Lille ka zbuluar një bisedë interesante që kishte me kapitenin e tij Cristiano Ronaldo.
“Para se të futesha në lojë Ronaldo më dha besimin e duhur duke më thënë se do ta shënoja golin e fitores. Kjo ishte diçka e madhe për mua”.
“Ky trofe erdhi falë punës të madhe që ka bërë i gjithë ekipi. Jemi krenar me këtë sukses”, deklaroi sulmuesi shtatlartë.
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit