Nursultan Nazarbayev mori pjesë në ceremoninë e shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve presidenciale në Kazakistan.
Ngjarja e shpalljes së rezultateve u transmetua në një program të lajmeve, ku sipas tyre, shumica e popullit të vendit votuan për zotin N. Nazarbajev, informon shërbimi për shtyp Akorda.
Gjatë fjalimit që mbajti në ceremoni, Presidenti shprehu mirënjohjen e tij ndaj gjithë kombit.
“Jam mirënjohës ndaj të gjithëve, çdo familje që ka pasur besim në mua gjatë periudhës së pavarësisë sonë si dhe në këto zgjedhje. Ideja e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme presidenciale i takon Kuvendit të Popullit të Kazakistanit. Kjo ide është përkrahur nga populli i vendit. Dua të falënderoj partinë Nur Otan për përparësinë që i dha kandidaturës time. Shpreh mirënjohjen time për të gjithë ata që ishin pjesë e këti procesi”, theksoi Kryetari i Shtetit.
Nazarbayev vuri në dukje se populli i vendit e votuan punën që po bëhet në vend, transmeton arbresh.info.
“Do të ishte e vështirë të punohet pa një mbështetje të tillë. Rekordi i pjesëmarrjes në votime ka demonstruar unitetin e Kazakhstanit dhe dëshirën e tyre për të jetuar një jetë të mirë. E gjithë kjo na jep më shumë energji për të punuar për të mirën e vendit”, tha presidenti.
Kreu i Shtetit gjithashtu foli për rëndësinë historike të zgjedhjeve ku populli i Kazakistanit dëshmuan unitetin e tyre.
“Zgjedhjet respektuan të gjitha normat dhe standardet dhe i tërë procesi është vëzhguar nga vëzhguesit ndërkombëtarë dhe gazetarët. Kazakistani dëshmoi para komunitetit botëror kulturën e lartë politike dhe demokracinë, duke e çuar vendin një hap përpara”, tha Nursultan Nazarbayev./arbresh.info/
31-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohet nga Gjerma...
Ish-ministri dhe gjashtë zyrtarët e arrestuar për korrupsion...
“Flasim me grushte”, Joshua i bën thirrje Tyson Furyt për nj...
Mbetet pa ujë një zonë në Fushë Kosovë pas shpërthimit të nj...
Amerika kryen sulme “masive” kundër ISIS-it në Siri
Presidenti Begaj: Gazetaria është profesioni më i bukur në b...